Shkodër, gjendet një kufomë anë një lumi

Jul 27, 2011 | 16:05

SHKODER- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme në Bërdicë të Mesme në rrethin e Shkodrës. Viktima, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar, mësohet të jetë rreth 50 vjeç. Nga të dhënat e para, thuhet se kufoma u gjet anë një lumi. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka gjetur vdekjen 50-vjeçari.

© Panorama.al

Te lidhura