Shkodër, gjenden eshtrat e një të pushkatuari

Jun 24, 2011 | 14:44

Pas gërmimeve të vazhdueshme janë gjetur sot në fshatin Kuc të Shkodrës ështrat e Zef Nikë Martinit, i burgosur politik, i pushkatuar në vitin 1983.

Gërmimet kishin nisur prej disa ditësh, të ndihmuar nga një ekip i task-forcë nga Tirana, dhe falë skicave të vëna në dispocion nga ministria e Brendshme është bërë i mundur lokalizimi i vendit.

Kufoma ishte e prangosur në duar dhe këmbë dhe e lidhur me zinxhir përgjatë gjithë trupit. Pak ditë më parë u zbuluan edhe ështrat e dy të burgosurve të tjerë politik.

 

© Panorama.al

Te lidhura