Shkodër, vritet 40-vjeçari, arrestohen at e bir

Jul 11, 2011 | 10:20

SHKODER- Vetëm pak orë pas ekzekutimit të një 40- vjeçari në Shkodër, policia ka vënë në pranga dy fqinjët e viktimës si të dyshuar për vrasjen. Dy të arrestuarit janë shtetasit, Riza dhe Naim Idrizi, at e bir. Të dy, dyshohet se kanë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, shtetasin, Agim Shallani.

Agim Shallani, baba i tre fëmijëve, u gjet i vrarë një natë më parë në afërsi të banesës së tij.

Sipas policise ai është qëlluar me pistoletë me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë.

Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me motivet që kanë çuar në konfliktin mes fqinjëve. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

 

© Panorama.al

Te lidhura