Shkodër, ekzekutohet me armë një 20-vjeçar

Aug 23, 2012 | 20:52

SHKODER- Një 20- vjeçar është ekzekutuar sot me armë zjarri në fshatin Bardhej të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te se enjtes, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion lidhur me autorin apo shkaqet e ngjarjes së rëndë. Viktima është identifikuar si, Gjin Guri dhe ne momentin e vrasjes ka qene i shoqeruar nga i vellai, Xhevahir Guri. Mendohet se vrasja eshte kryer per motive gjakmarrje, pas nje konflikti qe xhaxhai i viktimes ka patur disa vite me pare me vrasesin.

Policia është informuar nga banorët e zonës, ndërsa  ka mbërritur në vendngjarje. Mësohet se autori i vrasjes pasi ka qëlluar me armë 20- vjeçarin është larguar menjëherë nga vendi i vrajes.

Policia  ka nisur hetimet dhe po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura