Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje për motive hakmarrje.
Nga aksioni I koduar “Shënjestra 3” u arrestuan shtetasit Ndue Tonaj, 68 vjeç, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, 36 vjeç, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela, 44 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës.
Sipas policisë, të tre këta shtetas po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Shkodër.











