Shkodër, dhëndri qëllon për vdekje me thikë vjehrrin 60-vjeçar

Aug 23, 2011 | 11:57

SHKODER – Dhëndri qëllon për vdekje vjehrrin 60-vjeçar. Gjon Kodra u godit tre herë me armën e ftohtë, pas një konflikti me bashkëshortin e së bijës. Krimi ndodhi në shtëpinë e autorit 35-vjeçar, Dedë Marku, në lagjen “Ajasëm”, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Nga të dhënat e para mbi këtë ngjarje të rëndë mësohet se viktima Kodra kishte udhëtuar nga shtëpia e tij në lagjen “Skënderbeg” për tek ajo e dhëndrit Dedë Marku për të sqaruar një konflikt të nisur më parë mes dy familjeve. Nuk dihet ende konkretisht motivi i përplasjes me Kodrës dhe babait të dy fëmijëve, por debati mes tyre mbrëmjen e djeshme ka qenë i fortë. Në konflikt e sipër 35-vjeçari ka marrë thikën e kuzhinës, duke qëlluar në bark vjehrrin e tij. Tre goditje kanë qenë fatale për jetën e 60-vjeçarit Kodra. Ndonëse ai u transportua me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, mjekët konfirmuan pak momente më vonë vdekjen e tij, pasi plagët e thella. E njoftuar për këtë ngjarje, policia e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet. Ajo ka mbërritur në vendin e krimit, duke kryer arrestimin në flagrancë të Dedë Markut, si autor të vrasjes së 60-vjeçarit. Bashkë me të është vënë në pranga dhe i vëllai 28-vjeçar, Gjovalin Marku, i akuzuar për bashkëpunim në këtë krim. Pritet që dëshmitë e tyre të zbardhin dhe shkaqet e vrasjes së 60-vjeçarit si dhe debatet që janë regjistruar së fundi mes tyre që sollën dhe marrjen e jetës së Gjon Kodrës.           r.d

© Panorama.al

Te lidhura