Shkodër, 11 vjeçari vret vëllanë 9 vjeç me pistoletë

Jul 18, 2011 | 10:44

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Shkodrës. Vëllai 11 vjec ka qëlluar me pistoletë vëllanë e vogël, 9 vjec, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, në kohën që të vegjlit kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, dyshohet jashtë ambienteve të shtëpisë.

Nuk ka ende detaje rreth asaj që ka ndodhur, ndërkohë që një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, në fshatin Nicaj, një nga zonat e thella të Dukagjinit.

Policia bën me dije se viktima është me inicialet A.G dhe autori, vëllai i tij, vetëm pak më i madh në moshë me inicialet N.G. Policia po heton per rrethanat e ngjarjes dhe per te zbuluar se ku e ka gjetur femija pistoleten.

© Panorama.al

Te lidhura