GJIROKASTER- Një shkëndijë elektrike në baterinë e brendshme ka provokuar djegien e plotë të një automjeti nga Delvina, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 të ditës së sotme në bulevardin qëndror të Gjirokastrës, kur automjeti tip Volksvagen me targa të Delvinës 3388 A me pronar Ervin Roboci mori papritur flakë.
Mjeti zjarrëfikës i mbërritur në vendngjarje ka mundur të lokalizojë flakët por automjeti u dogj plotësisht. Grupi hetimor ka konstatuar paraprakisht se shkaku i përfshirjes së automjetit nga flakët e zjarrit, mendohet se ka qenë një masë elektrike në baterinë e automjetit ku fillimisht u gjenerua në kroskot, për të avancuar në pjesë të ndryshme të tij. Piro Nase











