Shkencëtari pret dhe ha buzët e gruas, kërkoi divorc

Jun 28, 2012 | 14:20

Një profesor i respektuar suedez ka prerë dhe më pas ka ngrënë buzët e gruas së tij, pasi ajo i kërkoi divorcin, dhe tha se e bëri këtë veprim që ajo “të mos puthte më kurrë”. Akademiku 52-vjeçar u ka thënë hetuesve se ai planifikonte të vriste veten pasi sulmoi gruan e tij në maj, në shtëpinë e tyre në Stokholm. Dhe ai shtoi se vendimi për shpërfytyrimin e gruas së tij 32-vjeçare ishte “spontan”. Ai tha: “Nuk doja ta vrisja. Doja që ajo të vuante për gjithë jetën për atë që kishte bërë”. Prokurorët thanë se profesori, i cili besohet se ishte nga Irani, ka shfryrë tërbimin e tij të xhelozisë sepse gruaja vazhdimisht i kërkonte divorcin. Sherri i fundit ndodhi kur ajo ishte kthyer nga një udhëtim, në të cilin i shoqi besonte se gruaja kishte shkuar me të dashurin e saj të ri. Profesori, një shkencëtar në institutin “Karloinska”, tha se “Desha të përdor një thikë, por nuk ishte shumë e mprehtë, kështu mora një bisturi që përdor në operacione”. Ai shtoi se gruaja e tij ishte pa anestezi gjatë sulmit. Profesori tha se, kur i preu buzët gruas, besoi se ajo nuk do të puthte më, por pastaj nisi të mendonte i shqetësuar se mjekët mund t’ia ngjisnin sërish dhe kështu i hëngri ato. “Unë jam njeri i shkencës. Kam një kuotë inteligjence shumë të lartë. Kam aftësinë për të zgjidhur problemet brenda një sekonde”, tha ai. Policia fillimisht kishte dashur ta akuzonte për tentativë vrasjeje, pasi sulmi ishte shumë brutal. Por gjykata vendosi ta ulë akuzën në sulm të rëndë. Gjyqi i tij nis më 3 korrik.

© Panorama.al

Te lidhura