Shkencëtarët krijojnë dhitë që “prodhojnë qumështin e njeriut”

Jun 15, 2011 | 9:13

Dhi dado janë krijuar brenda trupave të meshkujve, në një projekt të çuditshëm inxhinierie gjenetike në Zelandën e Re. Qëllimi është: po “prodhojnë” dhi trans-gjinore, për të parë nëse qumështi i tyre është i ngjashëm me atë të prodhuar nga njerëzit. Dhitë e krijuara janë në mënyrë efektive, një femër e bllokuar në trupin e një mashkulli, e plotësuar me anatomi të plotë mashkullore. Kompania, pas këtij eksperimenti “AgResearch”, do të shohë nëse qumështi i tyre përmban proteina të njëjta si qumështi i gjirit të njeriut, me qëllimin që një ditë ndoshta ta shesin atë në dyqane. Dhitë janë pagëzuar “goys” (girls-boys, shqip vajza-djem), një përzierje e “vajzës” dhe “djalit” dhe 15 specie janë “edukuar” në strukturat kërkimore në Zelandën e Re. Megjithatë, kritikët tashmë kanë bërë thirrje për mbylljen e këtij projekti, mes shqetësimeve se shkencëtarët janë “duke luajtur rolin e Perëndisë”. Ata kanë kërkuar edhe informacione mbi rreziqet e paraqitura, nëse dhitë arratisen dhe ADN-ja e tyre futej në një “pishinë” të gjerë gjenetike.

© Panorama.al

Te lidhura