Afati i fundit i dërgimit të emrave në KQZ, data 9 shkurt.
Nisin takimet me pedagogët e studentët për votat.
Kanë mbërritur pranë komisionit qendror të zgjedhjeve kandidaturat zyrtare për shefa departamen-tesh në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Natyrës. Gazeta publikoi dy ditë më parë listën e kandidatëve për pesë fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës. Tek Ekonomiku, Histori-Filologjia, Gjuhët e Huaja, Mjekësia dhe Drejtësia ato u shpallen menjëherë pas mbylljes së afatit zyrtar. I vetmi që nuk ka bërë ende publike listën është ai i Infermierisë. Megjithatë, rregullorja i jep të drejtën që deri nesër të dorëzojë pranë komisionit qendror të zgjedhjeve kandidaturat. Brenda këtyre dy ditëve pritet të shpallen edhe emrat në Universitetin Politeknik dhe atë Bujqësor. Deri më 20 shkurt kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë takime me pedagogë e studentë për të prezantuar programet e tyre. Një pjesë e tyre ka filluar përpara se të zyrtarizohen emrat. Për të grumbulluar sa më shumë vota, premtimet për ndryshime janë të shumta. Ndryshime në infrastrukturë, kurrikula, pajisje me biblioteka janë vetëm disa nga risitë që pritet të sjellë njëri apo një tjetër kandidat që pretendon të zgjidhet në krye të fakulteteve. Më herët janë shpallur kandidaturat për rektorë dhe për dekanë në universitetet e Tiranës. Kutive të votimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në universitete u drejtohen: stafi akademik me kohë të plotë, stafi joakademik me kohë të plotë dhe studentët. Vota këtyre të fundit ka peshë në masën 20%, sipas formulës që përcakton ligji për shpalljen e fituesve. Në masën 75% vlerësohet vota e personelit akademik të institucionit, ndërsa stafi joakademik ka peshë në masën 5%. Pedagogët e jashtëm, të cilët janë të punësuar part-time, nuk do të kenë mundësi të votojnë. Sipas rregullores, fushata zgjedhore përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore. Votimi bëhet në qendrat e votimit pranë fakulteteve. Rregullorja e zgjedhjeve për UT njeh të drejtën për ankimim lidhur me zbatimin dhe respektimin e procedurave, kritereve dhe llogaritjen e rezultateve të zgjedhjeve. ”Ankimet që kanë të bëjnë me respektimin e procedurave dhe zhvillimin e fushatës së zgjedhjeve, si dhe organizimin e votimeve për të gjitha nivelet, deri ditën e votimit (përfshirë edhe këtë ditë) i drejtohen me shkrim KQZI-së, i cili, pasi e shqyrton, merr masat përkatëse”, thuhet në rregullore.
Kandidaturat
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Kandidatët për shefa departamentesh• Departamenti i Informatikës
Endrit Xhina
Ilia Ninka• Departamenti i Matematikës
Xhezair Teliti• Departamenti i Biologjisë
Tefta Rexha• Departamenti i Kimisë
Eduart Andoni
Elda Marku• Departamenti Kimi Industriale
Spiro Dushku• Departamenti i Fizikës
Arjan Boriçi
Theodhori Karaja• Departamenti Bioteknologji
Arjola Bacu
Arjana Ylli
• Departamenti i Qendrës së Fizikës Bërthamore
Nikolla Civici
Elida Bylyku• Qendra Kërkimore e Florës dhe Faunës
Alfred Mullai• Fakulteti i Shkencave Sociale
Kandidatët për shefa departamentesh• Departamenti i Shkencave Politike
Hysamedin Ferraj• Departamenti i Psikologjisë
Adem Tamo• Departamenti i Sociologjisë
Zyhdi Dervishi• Departamenti i Filozofisë
Gjergj Sinani
Mandeta Minxhozi• Departamenti i Punëve Sociale
Edmond Dragoti
Raundi i dytë
Sipas rregullores, kur asnjë kandidat nuk rezulton fitues sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje, brenda dy javëve nga dita e votimit zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve midis dy kandidatëve me rezultatin më të lartë. Në raundin e dytë shpallet fitues kandidati që arrin rezultatin më të lartë. Data e zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve caktohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











