Shkarkimi, prokurori padit Ina Ramën dhe Bamir Topin

Sep 14, 2012 | 12:12

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama

Kallëzimi për moszbatimin e vendimeve të gjykatave për kthim në detyrë.

Tom Deda: Shkelën ligjin me shkarkimin tim në 2009.

Ish-prokurori i Kurbinit, Tom Deda, i larguar nga detyra në vitin 2009, padit prokuroren e Përgji-thshme Ina Rama dhe ish-presidentin Bamir Topi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dy ditë më parë, kallëzimi penal është depozituar në Prokurorinë e Tiranës me akuzën “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, mes ish-kreut të shtetit dhe prokurores së Përgjithshme. Në padinë e tij, prokurori Tom Dedaj parashtron se është shkarkuar nga detyra në kundërshtim të hapur me ligjin nga prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, me miratimin e Presidentit Bamir Topi. Prokurori Tom Deda thekson në padinë penale se pavarësisht shkarkimit të padrejtë, ai ka fituar të drejtën e kthimit në detyrë me vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe me vendin të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, prokurorja dhe ish-presidenti nuk e kanë kthyer në detyrë, duke shkelur kështu verdiktet e dhëna nga togat e zeza.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura