
TIRANE- Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, do të miratojë më 13 shkurt raportin që do t’i dërgohet Parlamentit.
Në mbledhjen e sotme, kreu i komisionit, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar anetaret e komisionit se raporti do te shpejtohet me dy dite, ne menyre qe deputetet te njohen me te para se ai te shkoje ne Kuvend.
Alibeaj ka njoftuar se do t’i dergohet nje tjeter shkrese nenkryeyarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu per t’u paraqitur.
Ne mbledhjen e meparshme sipas nje analize te bere, Alibeaj deklaroi se Saphiu ka shkelur detyren, duke bere 43 mitingje ne krye te AK.
“Informacioni i mbledhur paraprak është përpunuar në dy drejtime kryesore. Në drejtimin e veprimtarisë ekstrafunksionale të anëtarit, njëkohësisht zëvendëskryetar i KLD-së dhe në drejtimin e veprimtarisë funksionale të tij, pra në ushtrim të detyrës si anëtar dhe zëvendëskryetar i KLD-së. Ka rezultuar nga një analizë sistematike e tyre se së pari: në aspektin statistikor rezulton se duke filluar së paku nga muaji mars 2011 e deri më 17 janar 2012, dita e fundit për të cilën ne kemi mbledhur të dhëna, funksionari i mësipërm ka realizuar mbi 43 veprimtari të tipit, organizim apo tubim, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të tij, madje i pozicionuar në rolin e drejtuesit dhe projektuesit të tyre. Së paku pesë veprimtari të tilla në çdo muaj”, tha kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibej .
Ai bëri të ditur gjithashtu se më 31 janar Komisioni i ka dërguar një letër nënkryetarit të KLD-së, të cilin e fton për të dhënë shpjegimet e tij përpara se të hartohet raporti përfundimtar. Në planin e punës së Komisionit është parashikuar verifikimi i mënyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore të KLD-së, verifikimi i menaxhimit të mjeteve financiare të këtij institucioni si dhe verifikimi i masës së përdorimit të trupës gjyqësore dhe funksioneve gjyqësore për qëllime politike.
© Panorama.al











