Shkarkimi, CEZ drejtor të ri në krye

Feb 3, 2012 | 11:23

CEZ Shpërndarje ka vendosur që të largojë nga detyra e drejtorit rajonal për Shqipërinë Jsoef Hesjek, duke ngritur në këtë detyrë ish-drejtorin Ekzekutiv për operacionet, Jaroslav Macek. Detajet u bënë të ditura nga CEZ Shpërndarje gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, ku u prezantua edhe drejtori i ri. Në fjalën e tij ai theksoi ndërtimin e një marrëdhënieje të ngushtë me konsumatorin. “Unë dua të vërtetoj se CEZ mund të arrijë të ketë një biznes të suksesshëm në Shqipëri, dhe siç e kam thënë edhe më parë, t’u tregojmë klientëve tanë shqiptarë se ne jemi këtu për të qëndruar”, shtoi Macek. Largimi i Hejsek vjen pas dy vitesh e gjysmë në krye të CEZ Shpërndaje në Shqipëri. Kompaninë kanë shoqëruar vetëm probleme, sidomos me bilancin e saj financiar, për të cilin deklaronte se ishte në humbje.

© Panorama.al

Te lidhura