Shkarkimet politike/ Vetting zbardh episodet e errëta të Rrogozhinës: Xhaxhallarët e kryebashkiakut Memolla nxorën armët në fushatë

Jun 6, 2024 | 20:27
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Alarmi për shkarkime politike

Raste të shumta shkarkimesh politike janë denoncuar edhe nga opozita e cila pretendon se ka pasur shumë punonjës që gjatë zgjedhjeve të 14 majit janë pushuar nga puna për shkak se kanë qenë mbështetës të tyre dhe jo të pushtetit.. Sipas anëtarit të kryesisë së Rithemelimit, Gent Strazimirit, qeveria i ka përdorur këto punonjës duke lëvizur çdo instrument për të realizuar kalkulime të cilat do t’i japin fitoren në mënyrë të përsëritur.

strazimiri

 Për realizimin e këtyre shkarkimin politike duket se qeveria i ka paraprirë që në vitin 2013, kur shfuqizoj ligjin e nëpunësit civil. Por ajo që është më problematike është rasti, kur gjykata në vend të zbatoj ligjin e t’u japë pagat që përfitojnë nga shkarkimet e pa bazuara në ligjë të zyrtarëve, sipas Strazimirit ndodh që gjykata shprehet në vendimet e saj “nuk do japim dëmshpërblime sepse qeveria nuk ka lekë”.

“Në shtator 2013, gjëja e dytë që u bë pas zgjedhjeve ishte shfuqizimi i ligjit për nëpunësin civil. Ligji i ri thotë, nëpunësi është i mbrojtur, por mbrojtje nuk ka. Punëdhënësi mund ta heqin kur të dojë nga puna. Ajo që është më e rënda është që një vendim gjykate thotë nuk do japim dëmshpërblime megjithëse e meritojnë sepse qeveria nuk ka lek. Ky mirëkuptimi i drejtësisë ndaj padrejtësive që bën qeveria, është arsyeja pse jemi nën një regjim.

Ka presion të drejtpërdrejte ndaj punonjësve të administratës tashmë edhe të kontrolluar përmes aplikacioneve. Ata kanë një armatë që kanë në dorë të dhënat e gjithsecilit. Ata kanë gjithmonë dikë mbi kokë që ti kujtojë që ti je nën kontroll. Nëse do të qëndrosh në punë duhet të më bindësh mua që ti po punon plr, ps, plr, të marrë votat. Është metodë mafioze”, shprehet Strazimiri.

Për kreun e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj, problemi thelbësor sa i takon arsimit parashkollor është menaxhimi i tij nga bashkitë dhe jo nga qeveria qendrore.

Një tjetër problematikë që kjo sindikatë ka ngritur ka qenë edhe numri i lartë i fëmijëve në kopshte i cili sipas zotit Halilaj duhet të përputhet me standardet evropianë.

 “Vlen për t’u theksuar edhe numri shumë i lartë i fëmijëve në grupet e kopshteve dhe këtu fillon problematika e madhe. Është e pamundur që grupet të kenë 30-35 fëmijë 3 vjeçar. Standardi evropianë është që një edukatore për 3 fëmijë 3 vjeçar, 1 edukatore për 5 fëmijë 4 vjeçar. 1 edukatore për 8 fëmijë 5 vjeçar. Jemi shumë larg standardeve evropianë”– thekson ISA HALILAJ.

 Por në këtë pikë, bashkia Rrogozhinë duket se është e përparuar në krahasim me bashkitë e tjera.

Në kërkesën për informacion që Vetting i dërgoi, na sqarohet se: Aktualisht ne kopshtin Rrogozhine janë regjistruar 130 fëmijë dhe 9 edukatore. Ne kopshtin Luz i Madh janë regjistruar 14 fëmije te ndare ne 2 grupe te përziera dhe 2 edukatore“.

Gjatë zgjedhjeve të 14 majit, partitë opozitare kanë denoncuar disa raste ku shteti është vendosur në funksion të votës, duke siguruar blerjen e tyre të drejtpërdrejtë apo indirekte.

Opozita pretendoi se xhaxhai i kryetarit të bashkisë Rrogozhinë Agim Memolla ka kërcënuar me armë mbështetës të opozitës.

Mësohet se Agim Memolla, xhaxhai i kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, njëkohësisht kandidatit socialist, Edison Memolla, ka kërcënuar me armë gjatë natës mbështetësit e opozitës. Agim Memolla, i pa shqetësuar nga policia e shtetit, mësohet se ka bërë të njëjtin veprim edhe në shumë raste të tjera gjatë kësaj fushate, një prej të cilave në fshatin Lekaj, pjesë e Bashkisë Rrogozhinë, që mund të ketë fatalitet.

Bashkëpunimi i heshtur dhe mosveprimi i policisë së shtetit në rastet kur persona të identifikuar si mbështetës të Partisë Socialiste kërcënojnë publikisht me armë mbështetësit e kandidatëve të opozitës apo edhe qytetarët që refuzojnë t’i përgjigjen pozitivisht presioneve të tyre për votën, përbën shqetësim në rritje që ndikoi drejtpërdrejti negativisht në atmosferën e presionit dhe cenueshme risë e lirisë së votës. Votuesit nuk ishin të lirë të votonin të lirë e në fshehtësi për kandidatët që preferonin.

d5659704-c146-4328-a9d1-82887de6c2aa

Ndërsa policia e shtetit ka shoqëruar Agim dhe Arif Memolla, të dy, xhaxhallarët e kreut aktual të bashkisë pasi penguan një grup e xhirimi të një televizioni të kryenin detyrën e tyre gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë në kuadër të zgjedhjeve lokale, si dhe janë të dyshuar për intimidim të votuesve në këto zgjedhje.

Por kush ishte Agim Memolla?

Emisioni “vetting” në investigimet e tij mësoi se xhaxhai i kryebashkiakut të Rrogozhinës ishte dënuar me 12 vite për trafikimin e të fejuarës së tij për prostitucion në vitet 1999-2003. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me Vendimin Nr. 137, i datës 24 dhjetor 2004. Memolla është dënuar me 12 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit“. Agim Memolla është ekstraduar më 19 tetor 2007.

Në një prononcim për emisionin “Vetting” avokati Ledio Braho shprehet se është kthyer në një normalitet tashmë punësimet në fushatë elektorale. Por realiteti ka treguar se emërimet pa kriter sapo kanë përfunduar votimet janë larguar nga puna me forma të ndryshme, ku në shumicën e rasteve punonjësit kalojnë në sitën e patronazhiseteve nëse e meritojnë atë vend pune apo jo.

ledio braho

Ndërkohë që fatura financiare që duhet të paguajë shteti për largimet e padrejta nga puna, rëndon në xhepat e qytetarëve.

Ndërkaq, kreu i Qendrës për Marrëdhënie në Punë dhe Dialog Social, Edison Hoxha, shpjegon se shkarkimet nga puna rëndojnë në buxhetin e shtetit ndërsa punonjësit e administratës janë në thelb të pambrojtur.

“Në kategorinë e punonjësve civilë kemi me qindra raste ku paguhet për të njëjtin pozicion pune dy, tre,  ose më shumë persona punonjës sepse ka ndodhur padrejtësia se është larguar njëri ai ka vazhduar procesin gjyqësor përsëri ka ardhur një person tjetër dhe ai është larguar dhe ka vazhduar procesin gjyqësor dhe vazhdojnë proces pas procesi dhe për një pozicion kemi tre apo katër që paguhen.

Punonjësit në këto situata janë të pambrojtur sepse ka dhe një shkak tjetër që nuk funksionon siç duhet dhe çdo gjë ngel në dorën e titullarëve që marrin pozicione drejtuese punëdhënëse në institucionet e caktuara, sepse dhe vetë punonjësit nuk janë të organizuar. Administrata publike nuk është organizuar, punonjësit instrumentin më të rëndësishëm që mund të reagojnë siç duhet për shkeljen e të drejtave të tyre e kanë nëqoftëse organizohen kolektivisht.

Ne kemi kontaktuar punonjës dhe jemi munduar që t’i nxisim që ata të organizohen dhe të bëhen bashkë ose të paktën të reagojnë, sepse ka tre shkallë që ne do duam që ti nxisim në vazhdimësi, pjesa e parë që është reagimi individual i çdo personi që mos të pranojë padrejtësi të caktuara, ti ndjekim çështjet qoftë edhe ligjërisht, pjesa tjetër është të solidarizohen me njëri tjetrin punonjësit në një sektor të caktuar, dhe e treta pastaj është shkalla më e lartë që është organizimi dhe ne nuk hasim asnjë nga këto si elementë, në shumicën e rasteve që kemi shkuar në administratën publike, punonjësve edhe pse ata kanë një kualifikim të konsiderueshëm, sepse punonjësit e administratës janë të atij niveli, nuk kanë besim tek këto lloj instrumentesh, por këto janë instrumentet e vetëm në qoftëse ne duam ti ndryshojmë realisht që të jemi më të qëndrueshëm.

Po sa është dëmi që kanë sjellë shkarkimet politike apo të padrejta në punë?”, shprehet Edison Hoxha.

LEXO EDHE: Vetting/ Shkarkimet elektorale, hakmarrja e një kryebashkiaku ndaj drejtoreshës së Kopshtit! E ‘internoi’ në Luz, se nuk i dha listën e punonjësve

Largimet politike nga puna/ Vetting zbardh dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit! Gjykatat e mbushura me dosje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura