Koncerti i aranzhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës në diskotekën ‘’Golden Time’’ në Gjermani, siç duket nuk do të jetë në nivelin që ishte paraparë më herët. Gjatë kësaj feste organizohen shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore në mbarë botën ku jetojnë shqiptarët. Koncerti që u mbajt në “Golden Time” në Gjermani, nuk ka pasur shijen që ishte paramenduar, pasi atje nuk ka udhëtuar rep-këngëtari Kreshnik Fazliu (Mc Kresha). Shkak për këtë mosudhëtim ka qenë mungesa e vizës “Shengen” për Europë. Këtë e ka bërë të ditur reperi në një deklaratë në faqen e fansave të tij. ‘’Më vjen keq të zhgënjej të gjithë fansat e mi, për shkak se sonte nuk do të mundem të jem në Gjermani në diskon ‘’Golden Time’’ pasi nuk kam viza, por shpresoj që nga muaji mars të jem atje dhe do t’u garantoj që do të kënaqemi të gjithë, me respekt’’, thuhet në deklaratën e Kreshës.











