Një 18-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shijak, në rrethana ende të paqarta. Doris Elezi gjeti vdekjen rrugës për në spital, pasi u qëllua disa herë më thikë nga persona ende të paidentifkuar.
Ngjarja ka ndodhur në Shijak, rreth orës 20:50 të së martës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Ende nuk ka asnjë të dyshuar, policia pritet të marrë në pyetje dëshmitarët për të zbardhur më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
© Panorama.al











