Shijak, vret me çifte kushëririn. Nisin hetimet

Jun 3, 2011 | 19:00

SHIJAK- Vret me armë kushëririn pas një konflikti, motivet e të cilit nuk janë bërë ende të qarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Koxhasë të Shijakut dhe viktima është identifikuar si Tahir Guza, 50 vjecar.

Sipas të dhënave të para të bëra me dije nga policia, mësohet se viktima është qëlluar me armë zjarri, cifte nga djali i xhaxhait, Pëllumb Guza.

Autori është identifikuar fill pas krimit, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim e me pas eshte arrestuar se bashku me armen.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit brenda fisit. Krimi ka ndodhur në fushë, kur dy kushërinjtë kanë qenë duke korrur jonxhe.

© Panorama.al

Te lidhura