Shifra e majme/ Futbollisti 25-vjeçar do t’i tetëfishohet paga me kalimin te Siti

Jan 18, 2025 | 8:10
SHPËRNDAJE

Omar Marmoush ka arritur akordin total për transferimin e tij te Mançester Siti. Pasi ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon për Ajntraht Frankfurt, egjiptiani mori vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pas ndeshjes ndaj Dortmundit, ku skuadra e tij triumfoi 2-0, ai u përshëndet me tifozët, duke iu dhënë lamtumirën. 

marmoush-780x439

Sipas reporterit gjerman, Patrick Berger , 25-vjeçari do të fitojë rreth 16 milionë euro në vit pas transferimit te Siti. Te Frankfurti ai fitonte 2 milionë euro në sezon, teksa rroga e tij tashmë do të 8 fishohet.  

Siti do të paguajë rreth 75 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë për egjiptianin.  Marmoush do të prezantohet te “qytetarët” në fund të javës së ardhshme. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura