Shfrytëzoi nipin 9 vjeçar, arrest me burg dajës

Jul 22, 2011 | 10:38

KORCE- “Arrest me burg” per dajen qe akuzohet per shfrytezimin e nipit te tij. Vendimi eshte marre nga Gjykata e Korces, ne seancen e sotme ku ka qene i pranishem edhe i pandehuri.

Organi i akuzes e rendon Arben Hajdinllari, me akuzen e prostituimit te nipit te tij te mitur, vetem 9 vjec.

Ai e ka kundershtuar kete akuze, duke deklaruar se  me nipin shkonte ne Tirane vetem per të lypur.

Ne te njejten linje kane qene edhe familjaret e te arrestuarit, sipas te cileve  45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij te madhe.

Por kunder tyre vijne deklaratat e vete te voglit, i cili ka pranuar se ai eshte shfrytezuar.

© Panorama.al

Te lidhura