Gjobiten me 24 milionë lekë 12 subjekte që shfrytëzonin basenet e lumenjve në mënyrë të paligjshme. Gjatë një konference për shtyp, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bëri publike masat e ndërmarra pas kontrolleve. “Gjatë ushtrimit të këtij aksioni, si pjesë e vazhdimësisë së punës sonë, u kontrolluan basenet përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen, ku rezultuan se 12 subjekte fizike/juridike, të cilat shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar”, sqaruan përfaqësuesit e INUKS. Sipas tyre, në përmbushjen e përgjegjësive të parashikuara me ligj, INUK, i mbështetur nga Policia e Shtetit, qarku Shkodër, sekuestroi të gjitha mjetet e kapura në flagrancë në të gjitha subjektet. Për të gjitha këto subjekte u vendosën sanksionet administrative. “Megjithëse shfrytëzimi i materialeve inerte në mënyrë të paligjshme nga shtretërit e lumenjve vazhdon të jetë një problem”, bëri me dije INUK.











