Menjëherë pas artikullit të publikuar nga “Panorama Sport” një ditë më parë, klubi i Tiranës ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp. Flasim për rrëfimin e Gabierel Rejesit, ish-përgatitësi atletik i bardhebluve, i cili tregoi të vërtetat në një prononcim të dhënë. Në deklaratën e ardhur nga zyra e shtypit bardheblu, klubi kërkon që të sqarojë dhe të shpjegojë mbarë opinionin publik mbi këtë variantin e spanjollit, duke i hedhur totalisht poshtë akuzat e tij. Madje, ata sqarojnë se ai ka ardhur i paftuar në radhët e kryeqytetasve.











