E vret në lokal, i bëri nënën prostitutë

Dec 25, 2012 | 9:07
Foto Ilustruese

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë me thika mbrëmjen e djeshme në Kavajë, pas një konflikti në lokal.

Ngjarja ndodhi pranë ish-  Fabrikës së Qelqit, ku pronari i lokalit, Elvis Kollçaku, u përfshi në një konflikt me viktimën e përleshjes, shtetasin Artur Kollçaku, 44 vjeç.

“Panorama” shkruan sot se kur ata filluan të godasin me thikë njëri-tjetrin, kamerieri i lokalit, Aldo Gryka, 20 vjeç, dhe një klient që e njihte viktimën, Sajmir Thikaj, 30 vjeç, u futën në mes për të shuar sherrin.

Nga përleshja mbetën edhe vetë të plagosur nga disa goditje me thikë. Ngjarja e rëndë, sipas Policisë së Kavajës, dyshohet se ka si motiv një konflikt mes autorit dhe viktimës, të cilët, pavarësisht se kanë të njëjtin mbiemër, nuk kanë lidhje gjaku mes tyre. Burimet thanë se viktima prej të paktën 5 vitesh kishte lidhje jashtëmartesore me nënën e autorit, të cilën edhe vetë policia kishte informacione që e shfrytëzonte për prostitucion, por ende nuk ishte dokumentuar kjo veprimtari.

Viktima, Artur Kollçaku, bashkëjetonte me periudha të ndërprera me nënën e viktimës, Q. K., dhe në disa raste i dërgonte edhe klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Duket se djali i saj ka qenë në dijeni të këtij fakti, por edhe ai nuk ka mundur të provonte se çfarë e mbante të lidhur nënën e tij me viktimën.

Megjithatë, sipas burimeve nga Policia, Elvis Kollçaku ka pasur dyshime se përveç lidhjes jashtëmartesore, 44-vjeçari e shfrytëzonte nënën e tij edhe për prostitucion. Ky dyshohet të ketë qenë edhe motivi i krimit të djeshëm në Kavajë.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura