Sherr me thika mes dy personave, plagoset një 32-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Feb 12, 2024 | 12:54
SHPËRNDAJE

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë. I plagosur ka mbetur një 32-vjeçar, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

policia-tirane-1 (1)

“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi  F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura