Sherr me thika mes adoleshentësh, përfundon në spital 16-vjeçari në Fier

Jan 11, 2025 | 21:20
SHPËRNDAJE

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Policia e Fierit bën me dije se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një 16 vjeçar.

Adoleshenti raportohet se është transportuar pas ngjarjes në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura