Sherr me armë, vriten dy vëllezër

Aug 6, 2012 | 12:46
Foto Ilustruese

Dy të vdekur në mes të qytetit të Rrëshenit. Përfundon tragjikisht debati i nisur për të zgjidhur një konflikt të hershëm mes dy viktimave Petrit Ndoka, 30 vjeç e të vëllait Eduartit 33-vjeçar, me të akuzuarin për vrasje, Agustin Mandrea, 49 vjeç.

Autori i kësaj ngjarjeje nga fshati Shesh i Mirditës ishte liruar nga burgu pak muaj më parë, edhe pse dyshohej për një vrasje të ndodhur në vitin 1998. Krimi i dyfishtë u regjistrua rreth orës 15:00 pranë një lokali që ndodhet në aksin rrugor drejt Përlatit, ku autori Agustin Mandrea dhe vëllezërit Petrit dhe Eduart Ndoka kishin lënë takimin për të zgjidhur konfliktin mes tyre.

Të parët në lokal janë ulur pikërisht dy vëllezërit, ndërsa më pas ka mbërritur edhe 49-vjeçari Agustin Mandrea. Biseda mes tyre nuk ka pasur gjuhë të përbashkët dhe shumë shpejt ka filluar një debat, që më pas është shndërruar në një përleshje fizike mes 3 personave që qëndronin në lokal.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)

© Panorama.al

Te lidhura