
Mbledhja e Asamblesë socialiste të rrethit Kavajë është kthyer në një skenë sharjesh dhe konfrontimi fizik mes kryetarit të Bashkisë Elvis Roshi dhe kreut të PS-së së rrethit, Xhavit Halili.
Mbledhja është ndërprerë për shkak të kësaj situate, ndërsa Halili ka deklaruar se nuk mund të punojë më në këtë situatë me njerëz të tillë në PS. Asambleja ishte thirrur nga 97 anëtarë të saj, të cilët kishin kërkuar mocion mosbesimi ndaj kreut të saj. Motivacioni i këtij mocioni sipas firmëtarëve ishte mosfunksionimi i kësaj dege për shkak të qëndrimeve të ndryshme në krye të saj. Konflikti mes Halilit dhe kreut të Bashkisë Kavajë ka marrë përmasa pak javë më parë kur, në një takim të Asamblesë së PS, Roshi ka kërcënuar Halilin dhe të gjithë ata që e kundërshtonin se “do t’u priste gjuhën”. Halili u akuzua në atë kohë se kishte përkrahur drejtuesit e FRESSH-it në Tiranë dhe në Kavajë, të cilët kishin dalë kundër sekretarit për Rininë, Erjon Veliaj. Gjatë mbledhjes së djeshme, Halili ka kërkuar që çdo anëtar i Asamblesë të shprehte arsyet pse kërkonte shkarkimin e tij. Pasi kanë dhënë qëndrimin e tyre, firmëtarët kanë kërkuar që Asambleja të hyjë në proces votimi. Halili e ka cilësuar këtë si një komplot të organizuar kundër tij dhe si kapje të partisë nga njerëz me background të dyshimtë. “Vazhdoni këtë punë kështu siç e keni nisur. Ia pafshi hairin, por kjo nuk është partia ku unë kam punuar dhe kamë dhënë kontribute”, është shprehur Halili, duke dhënë në këtë mënyrë dhe një dorëheqje verbale. Por kryetari i Bashkisë së Kavajës, i cili sapo kishte hyrë në sallë, e kundërshtoi menjëherë atë duke e ofenduar dhe kërcënuar….
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)











