Një shitës ambulant akulloresh në një park të Britanisë u sulmua nga një rival i tij me sëpatë në mes të ditës, sepse “i kishte hyrë në territor”. Shitësi ambulant, 29 vjeç, pothuajse humbi krahun gjatë sherrit që u dëshmua nga dhjetëra familje me fëmijë. Ai u dërgua në spital. Edhe një mik i shitësit u sulmua, por arriti të largohej nga parku në Grajs, Eseks. Irsan ishte tregtar lëvizës dhe atij i lejohej të ndalonte në vende të ndryshme për 15 minuta maksimumi. Por kur po largoheshin nga parku, “plasi” rivaliteti.











