Shërbim konsullor online për emigrantët, ja si funksionon

Feb 2, 2017 | 16:15
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit dhe zbatimit me sukses të projektit E-Konsullata, tashmë Ministria e Punëve të Jashtme ka lançuar projektin e dytë lidhur me shërbimet konsullore online. Synimi i këtij projekti është jo vetëm dixhitalizimi i shërbimeve konsullore, por edhe përmirësimi i tyre në funksion të rritjes së cilësisë, lehtësimin e procedurave, shkurtimin e kohës së shërbimit si edhe në kuadër të transparencës dhe luftës kundër korrupsionin.

EmigrantetShërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekti më madhor i realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit shqiptarë në botë. Kjo platformë vjen edhe si rezultat i angazhimeve të ndërmarra pas zhvillimit të Samitit të Diasporës, për jetësimin e nismës “Ofrimi i shërbimeve më cilësore për Diasporën”.

Ky projekt i sapo lançuar ofron procedura të automatizuara dhe gjithashtu dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore dhe regjistrave elektronik (gjithsej 36 shërbime unike), dhe sigurinë më të lartë.Konkretisht, qytetarët  shqiptarë mund të marrin 23 shërbime online pa pasur nevojë të paraqiten personalisht, dhe 13 shërbime duke u paraqitur vetëm një herë.

Ky projekt synon reformimin e shërbimit konsullor, duke krijuar shërbime të posaçme, sipas praktikave më të mira evropiane dhe do të kontribuojë në modernizimin e dhënies së këtyre shërbimeve, duke thjeshtuar integrimin e procedurave dhe unifikimin e ofrimit të shërbimeve në një qendër të vetme.

Tashmë, për të kryer një veprim konsullor, nuk është më e nevojshme paraqitja e shtetasit shqiptarë pranë zyrave tona konsullore, por ata mund të aplikojnë online.

PLATFORMA “SHKO” (SHËRBIMI KONSULLOR ONLINE)  SJELL:

  • DIXHITALIZIMIN KONSULLOR
  • STANDARDIZIMIN E FORMATEVE DHE DOKUMENTEVE
  • RRIT TRASPARENCËN
  • RRIT CILËSINË
  • GARANTON MONITOTIMIN E SHËRBIMEVE NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
  • MBIKQYRË VEPRIMET E KONSUJVE NË PËRFAQËSITË E RSH-së NË BOTË
  • SHKURTON AFATET E DHËNIES SË SHËRBIMIT PËR QYTETARËT
  • UL KOSTOT E UDHËTIMEVE TË PAPLANIFIKUARA TË QYTETARËVE PËR TË KËRKUAR SHËRBIMIN
  • GARANTON SHËRBIMIN PËR QYTETARIN
  • SHKURTON PROCEDURAT PËR QYTETARËT
  • NDËRVEPRIM DHE KOMUNIKIM NË KOHË REALE

Në kuadër të lëshimit të dokumenteve nga Përfaqësitë Diplomatike dhe konsullore, para kësaj reforme ekzistonin rreth 1000 formate të ndryshme në lidhje me  përdorimin e gjuhë; firmën e konsullit; vendosjen e vulave; shkrimin e tekstit; vendosjen e numrave të regjistrit; përmbajtjen e tekstit; etj.

Tashmë, me anë të platformës SHKO, të gjitha formatet unifikohen dhe përmbajnë elemente të njëjtë si: stema e njëjtë; numër regjistri kronologjik dhe të automatizuar; shkrimin dhe formulim të njëjtë; elemente identifikues të njëjtë; vendosja e gjuhës angleze përbri dokumentit, për autoritetet e huaja; kode të veçanta (duke mundësuar gjurmimin në kohë reale të aplikimit të bërë nga qytetari online);ruajtja e tyre në Serverat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të aksesueshëm në çdo kohë (kjo rrit transparencën).

Ndërtimi i platformës SHKO ka qenë një sfidë më vete nga ana teknokratike pasi për këtë qëllim janë përpiluar 72 formular të rinj; janë standardizuar 36 dokumente zyrtare që do të lëshohen nga Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore; janë specifikuar kriteret e nevojshme të dokumentacioneve; janë standardizuar procedurat për çdo aplikim; janë vendosur elementët e sigurisë për çdo dokument; janë vendosur kodifikimet elektronike për çdo dokument; janë ndërtuar regjistrat e veprimeve të ndara sipas fushave; janë mundësuar 36 shërbimet për tu aplikuar online nga qytetari. Për 23 shërbime qytetari do ta marrë shërbimin me postë në shtëpi ndërsa për 13 shërbime qytetari do të paraqitet vetëm një herë në zyrat   konsullore për marrjen e shërbimit.

Procedurat për aplikimin për pajisjen me leje kalimi

Hapi i parë që çdo qytetar duhet të ndjek për të marr shërbimin që kërkon është klikimi në faqen e Ministrisë së Jashtme (http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online)

për tu pajisur me Leje Kalimi (Plotëson formularin online)”. Hapi i dytë është ngarkimi i dokumenteve të nevojshëm për identifikimin e tij/e saj dhe më pas pajiset me një kod të veçantë të aplikimit (me anë të cilët mund të gjurmojë statusin e aplikimit të tij në çdo moment). Në fund, Konsulli i komunikon qytetarit, pas verifikimit, pranimin e aplikimit të tij ose plotësimin e praktikës nëse ka ka mangësi. Theksohet se të gjitha komunikimet realizohen online nëpërmjet postës elektronike (email). Pas kalimit të këtij hapi, Konsulli i kërkon qytetarit të dërgojë me postë pranë Përfaqësisë Diplomatike dhe Konsullore: 2 foto; mandat pagesën; denoncimin për rastet e humbjes së dokumentit.

Procesi mbyllet kur Konsulli i dërgon qytetarit me postë Lejen e Kalimit në adresën e vendbanimit.

Avantazhet e përdorimit të sistemit dixhital online “SHKO”, mund të përmblidhen shkurtimisht me faktin që qytetari eviton humbjen e ditës së punës; udhëtimet e gjata; pritjen në Përfaqësi; shmang kostot e larta për përfitimin e shërbimit të kërkuar; perfiton një procedurë të thjeshtëzuar dhe cilësi të lartë nëpërmjet një mekanizmi transparent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura