Bëzhamë Burizho ishte protagonisti absolut i fitores së Ren kundër Milanit. Francezët përballeshin me kuqezinjtë në ndeshjen e Ligës së Europës dhe vunë në vështirësi të mëdha italianët, duke i mundur me shifrat 3-2.
Kjo nuk u mjaftoi atyre për të festuar një kualifikim, pasi fitorja 3-0 e Milanit në ndeshjen e parë shtyu këtë të fundit në raundin tjetër. Megjithatë, ata iu gëzuan në fund të sfidës një fitoreje ndaj një kundërshtari shumë prestigjioz, me në krye kapitenin Burizho, i cili shënoi të tre golat për ekipin e tij në këtë duel.
Por mesfushori francez nuk e mbylli natën e djeshme në festë, pasi me kthimin në shtëpi ka marrë një lajm të hidhur. Ndërsa ai jepte spektakël përballë kuqezinjve në Ligën e Europës, hajdutët i kishin hyrë në shtëpi dhe e kishin grabitur atë, duke i marrë shumë sende me vlerë, për ta bërë këtë një të paharrueshme për arsyet e gabuara.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al