Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara shënon për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, me qëllim “rritjen e vetëdijes për vlerat e xhazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve”.
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës.
Për premierën e kësaj dite do të mbahet një koncert në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Aktivitete jane mbajtur edhe ne Tirane ku ne Qendren e Kultures se Ministrise se Mbrojtjes, eshte hapur nje ekspozite e nje fotografi shqiptaro-amerikan me foto te Duke Ellington, nje film dokumentare dhe me pas nje koncert me pjese te zgjedhura.
© Panorama.al











