Shengeni dhe kriza, mblidhen ministrat e BE-së

Jul 18, 2011 | 10:48

POLONI- Sistemi i përbashkët evropian për dhënien e azilit, zgjidhja e krizës në sistemin e shengenit me sigurimin e kufijve të jashtëm dhe problemi i narkotikëve, janë disa nga çështjet që do të diskutohen sot, në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme dhe atyre të drejtësisë, në vendeve anëtare të BE-së.

Takimi mbahet në Sopot, në veri të Polonisë. Polonia, si kryesuese e radhës e BE-së, synon që në gjashtë muajt e presidencës, të përshpejtojë përgatitjet për zbatimin e një sistemi të përbashkët për dhënien e azilit.

Debati për krizën në sistemin e Shengenit ndërkaq, është nxitur pas vendimit të Danimarkës, që të rivendos kontrollin kufitar, në kundërshtim me marrëveshjen e Shengenit. Vendim qe u pasua me nje tip memorandumi qe e kundershtonte nje veprim te tille.

© Panorama.al

Te lidhura