Shefi i policisë greke, vizitë zyrtare në Shqipëri

Aug 26, 2011 | 18:31

Shefi i Policisë greke, Lefteris Economou do të bëjë një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, me ftesë të homologut të tij shqiptar.

Economou do të qëndrojë në vendin tonë nga data 28 deri më 30 gusht.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.

Sipas agjencisë së lajmeve “AMNA” gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, shefi i policisë greke do të diskutojë për interesin e përbashkët të policisë, në bazë të bashkëpunimit dypalësh policor.

© Panorama.al

Te lidhura