Vetëm 3 shefa të rinj, në 58 shërbime. Në një prej specialiteve të Pediatrisë dhe shërbimit të Reumatologjisë të QSUT priten të bëhet rivotim pasi kandidatët e tyre kanë dalë në balotazh. Kështu u mbyll dje gara në
qendrat spitalore universitare. Në fakt, një rezultat i tillë pritej
pasi që në shpalljen e konkurrimit 35 drejtues pavijonesh konkurronin me veten, pasi mungonte një alternativë e dytë. Rektori i Universitetit të
Tiranës i bëri jo pak bujë procedurës së re të përzgjedhjes së shefave të shërbimeve, e cila teorikisht është mjaft e frytshme, por praktikisht
duket se nuk solli ndonjë ndryshim. Vetëm te Psikiatria, Anastas Suli zëvendësohet nga Arjel Como, te Kirurgjia Kardiake, Ali Rafetllarit
i zë vendin Edvin Prifti dhe shefe e Gasto-hepatologjisë vendoset Adriana Babameto, duke zëvendësuar kështu Jovan Bashon. Ministri i Shëndetësisë,
Petrit Vasili, njëherësh edhe kryetar i Bordit të Vlerësimit, sqaroi dje se përzgjedhjet u bënë në transparencë të plotë. ”Votimi ishte i fshehtë, ndërkohë që procedura e kalkulimit të votave ishte e hapur. Çdo votë u lexua
në sy të të gjithë anëtarëve të bordit. Për herë të parë aplikuam një standard që nuk e kemi aplikuar më parë. Sekretaria aplikoi një votim ku
çdo votë ishte e kundërfirmuar nga të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në votim”, tha Vasili. Vasili ka ndalur dhe te disa nga shefat, të cilët edhe
pse janë fitues janë në prag të moshës së pensionit. Menjëherë pas mbushjet së moshës, sipas Vasilit, për ta nuk do të ketë tolerancë dhe do të rivlerësohen kandidatura të tjera. “Pati edhe kandidatë fitues me eskperiencë
shumë të gjatë, të cilët janë në moment pensionimi të afërt të
tyre”, tha Vasili. ZIRINA LLAMBRO
SHEFAT E RINJ
Hematologji
Pal Xhumari
Gastrohepatologji
Adriana Babameto
Hipertoni dhe mjekësi interne
Mihal Tase
Nefrologji
Nestro Thereska
Endokrinologji
Agron Ylli
Alergologji
Alfred Priftanji
Pneumologji 1
Perlat Kapisyzi
Pneumologji 2
Silvana Bala
Pneumologji 3
Hasan Hafizi
Biokimi
Ndok Marku
Imunologji
Genc Sulçebe
Mikrobiologji
Betim Byku
Semiologji imazherike
Martina Vevecka –Heba
Kardiologji nr 1
Artan Goda
Kardiologji nr 2
Spiro Qirko
Mjekim intensiv
Idriz Balla
Kirurgji kardiake
Edvin Prifti
Sëmundjet Vazale
Edmond Kapedani
Sëmundjet infektive
Dhimitër Kraja
Sëmundjeve të lëkurës
Ermira Vasili
Sëmundjet profesionale
Skënder Skënderaj
Kirurgji e përgjithshme
Nikollaq Kacani
Kirurgjiia nr 1
Etmont Çeliku
Djegie plastikës
Gjergji Belba
Onkologji
Agim Sollaku
Urologji
Mustafa Xhani
Ortopedi-traumatologji
Eduard Gjika
ORL
Pjerin Radovani
Okulistika
Vilma Mema
Maksiofaciale
Ramazan Isufi
Pediatri përgjithshme
Durim Bebeci
Sëmundjet ngjitëse
Eli Foto
Pediatria speciale nr 2
Paskal Cullufi
Nefropediatria
Rezar Xhepa
Terapia intensive
Sashenka Sallabanda
Kirurgjia Pediatrike
Hysen Heta
Onko-hematologjia
Anila Godo
Gjenetika
Vahe Moikini
Neurokirurgjia
Mentor Petrela
Neurologjia
Jera Kruja
Psikiatria
Ariel Çomo
Obestrika nr 1
Halim Kosova
Gjinekologjia nr 1
Avenir Balili
Patologjia e hershme dhe e vonshme nr 1
Afërdita Manaj
Obsetrika nr 2
Astrit Bimbashi
Gjinekologjia nr 2
Orion Gliozheni
Patologjia e hershme dhe e vonshme
Rubena Moisiu
Anatomia patologjike
Mehdi Alimehmeti
Mjekësia ligjore
Sokrat Meksi
Statistika
Elizana Petrela
Terapia stomatlogjike
Diana Brovina
Ortopedia stomatologjike
Ruzhdie Qafmolla
Anestezi-Reanimacon
Ilir Ohri
Urgjenca mjekësore
Edmond Zaimi
Toksikologjia
Zihni Sulaj











