SHBA, termet në afërsi të Uashingtonit

Aug 23, 2011 | 20:12

UPDATE- Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë është ndjerë në afërsi të Uashingtonit.

Sipas CNN,  epiqendra e tërmetit ka qenë Virgjinia.

Tërmeti është ndjerë në Filadelfia, Pensilvani, New York dhe Marta Vinjard atje ku po pushon presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ende nuk ka shume te dhena lidhur me demet qe mund te kete shkatura termeti, apo tronditje te tjera. Raportohet se disa pjesë të Manhatanit janë evakuuar. Punonjësit e Pentagonit janë evakuua, gjithashtu.

Zëdhënësja e Pentagonit, Barbara Starr raporton për CNN, se kur u ndje lëvizja e ndërtesave qindra njerëz filluan të bërtisnin, sepse shumë prej tyre mendonin se ndërtesa po sulmohej.

Starr tha se ishte duke qëndruar në zyrën e shtypit në Pentagon kur tavani filloi të dridhej.

Raportime të ndryshme në Twitter tregojnë se lëkundjet janë ndjerë deri në Toronto, Kanada.

© Panorama.al

Te lidhura