Tërmeti 5.9 ballësh që tronditi të martën pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke detyruar autoritetet të evakuonin Kongresin dhe Pentagonin, ka shkaktuar shuarjen e dy reaktorëve bërthamorë në kontenë Luisa të Virxhinias, e cila ishte pranë epiqendrës së tërmetit. Sistemet e sigurisë së tyre u fikën menjëherë. Në centralin bërthamor “North Anna”, lëkundjet ndërprenë energjinë në disa zona, por u evitua përkeqësimi i situatës me ndezjen e burimeve alternative të energjisë, duke vënë kështu në funksion ftohësit.











