SHBA, shmanget sulmi me bombë në një shkollë

Aug 17, 2011 | 19:24

FLORIDA- Një sulm me bombë që mund të rezultonte katastrofik është shmangur nga autoritetet policore amerikanë.

Policia tha se Jared Cano, 17 vjeç, kishte planifikuar vendosjen e bombës në një shkollë në Tampa të Florida, e cila do të shpërthente në ditën e parë të fillimi të shkollës.

Të gjithë përbërësit e bombës u gjetën në shtëpinë e tij, tha një shef i policisë.

Cano ishin dëbuar nga shkolla më parë dhe kishte planifikuar që të vriste më shumë njerëz se sulmi i vitit 1999 në një shkollë në Kolorado, ku u vranë 12 nxënës dhe një mësues.

Arrestimi i Canos u bë pas denoncimit që një person i paidentifikuar kishte depozituar në polici, lidhur me planin e 17- vjeçarit.

© Panorama.al

Te lidhura