Edhe, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpriti arritjen nga Kuvendi të konsensusit për të miratuar amendamentet kushtetuese lidhur me imunitetet.
“Kuvendi ka në fuqinë e tij mundësinë për të ndikuar progres-raportin e Komisionit Europian duke gjetur marrëveshje të mëtejshme lidhur me një masë kritike reformash, përfshirë rregulloren e parlamentit si dhe ligjin për Gjykatën e Lartë.”- thuhet në një reagim te ambasadës.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 130 vota pro, dhe asnjë kundër kufizimin e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë.











