Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani po i lënë prapa tensionet dhe po përqëndrohen në të ardhmen.
Klinton ka takuar ministren e Jashtme pakistaneze Hina Rabani Khar në margjinat e konferencës së donatorëve për Afganistanin në Tokio.
“Ne jemi të inkurajuar se kemi qenë në gjendje që t’i lëmë pas vështirësitë dhe të përqëndrohemi në sfidat e mëdha që i kemi para nesh”, ka thënë Klinton, duke iu referuar një marrëveshjeje të javës së kaluar, me të cilën u rihapen rrugët kryesore të furnizimit në Afganistan.











