Një burrë akuzohet se ka mbajtur gruan e tij të lidhur me zinxhirë për dhjetë vjet më radhë, duke u akuzuar për skllavërim dhe abuzime brutale fizike. Peter Lizon, nga Virgjinia Perëndimore, SHBA, u akuzua kur gruaja e tij i ka treguar një gruaje tjetër që ishte në një qendër me të, mbi dhunën e zakonshme kundër saj. Viktima kishte shenja në kyçet e duarve dhe këmbëve, për të cilat policia beson se janë pasojë e zinxhirëve. Burri i saj e kishte mbajtur të lidhur me zinxhirë metali e me dryna për dhjetë vjet. Lizon e thërriste gruan e tij “skllave” dhe sa herë që ai hynte në dhomë ajo duhej të gjunjëzohej para tij. Çifti, me origjinë nga ish-Çekosllovakia, kanë një fëmijë një vjeç, të cilin gruaja e ka lindur në shtëpi e ndihmuar nga i shoqi. Gruaja kishte edhe të djegura të shumta në trup dhe gishta të thyer. Ajo arriti të arratisej kur po ndërronin shtëpi, duke lënë edhe foshnjën pas. Lizon u arrestua dhe është në pritje të gjykimit.











