Një amerikane që ka trajnuar gjashtë mace për të luajtur së bashku në një bandë roku, është në kërkim të një gongu në miniaturë. Trajnuesja e kafshëve, Samanta Martin, nga Çikagoja, ka paraqitur një kërkesë në “Craigslist” për një person që mund të prodhojë një instrument të tillë. Zonja Martin, banda e maceve të së cilës është pjesë e shfaqjes Akro-Mace, tha se ajo dëshiron ta zgjerojë repertorin e tyre. Në bandë aktualisht performojnë: Tuna në kitarë bazë, Pinki në kitarë ritmike, Nue në organo dhe Dakota, Ualdo e Fiji në perkusione. Në shfaqje ka pasur edhe “artistë” të tjerë të ftuar si një pulë që luante në tambura dhe cimbale.











