Një tërmet me fuqi prej 4.5 ballësh, i shkallës Richter, ka goditur sërish të enjten në mëngjes shtetin amerikan Virginia dhe zonën përreth kryeqytetit amerikan, duke shkaktuar panik tek banorët që ende janë nën stresin e tërmetit të parë. Një tërmet prej 5.9 ballësh goditi këtë zonë para dy ditësh, me lëkundje që u ndjenë në të gjithë pjesën lindore të Amerikës dhe deri në Kanada. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte vetëm tetë kilometra larg qytetit mineral të Virxhinias, po aty ku ishte edhe epiqendra e lëkundjeve të para, me fuqi prej 5.8 shkallësh të Richterit.











