Agjentët federalë amerikanë kanë arrestuar mëngjesin e sotëm 27 anetare te nje bande shqiptare të trafikut te drogës me bazë në New York.
New York Post raporton se pas një operacioni të Departamnetit të Policisë së New York-t këtë mëngjes është shkatërruar një rrjet i trafikut të drogës, drejtuar nga mafia shqiptare.
Janë arresttuar 27 nga 37 të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të një grupi shqiptarë që përfshinë disa qindra bashkëpunëtorë dhe klientë në tre kontinente, citon NYP zyrtarë amerikanë.
Sipas policisë, ecstasy ishte sjellë nga Hollanda dhe Kanadaja, ndërkohë që kokaina ishte transportuar nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.
Organizata gjithashtu trafikonte në sasi të konsiderueshme përbërës të tjerë të jashtëligjshëm.
Mësohet se kokaina pasi paketohej i jepej shitësve të ligjshëm të makinave luksoze per transportim, të cilët sipas zyrtarëve amerikanë kontrolloheshin nga banda shqiptare.
Arrestimet janë bërë në Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Long Island, si dhe në Westchester, Putnam, Rockland, Orange dhe në qarqet e zonës Albany.
Mafiozë të tjerë të dyshuar janë shkatërruar në Neë Jersey, Florida dhe Kolorado – si dhe në Shqipëri, thanë zyrtarët.
Agjentët federalë kanë konfiskuar 18 armë zjarri dhe municione gjatë bastisjeve në mëngjes herët.
Një shqiptar i identifikuar si Bajram Lajqi që njihej me pseudonimin “Vann Damme” është arrestuar muajin e kaluar në kuadër të hetimeve të këtij grupi.
© Panorama.al












