Antony Blinken ka folur për mediat nga Dubai në lidhje me përfundimin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Ai është kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që armiqësitë të rifillonin.
“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund, ajo mori fund për shkak të Hamasit,” thotë ai.
Ai përmend raketat e lëshuara në Izrael nga grupi përpara përfundimit të armëpushimit dhe të shtënat në Jerusalem si shembuj të Hamasit që dëshmojnë se nuk kishte interes të respektonte kushtet e marrëveshjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al