Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin që ka goditur kryeqytetin norvegjez, duke vrarë të paktën dy persona dhe shkatërruar disa ndërtesa.
“Ne i dënojmë këto akte të neveritshme të dhunës. Zemrat tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
SHBA është shprehur e gatshme të ofrojë ndihmë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet norvegjeze.
Më herët ishte edhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy i cili dënoi sulmin me bombë në Oslo.
© Panorama.al











