SHBA bën bilancin: Vetëm në 5 muajt e fundit, Rusia ka humbur 100 mijë trupa në Bakhmut

May 1, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar se Rusia ka humbur 100,000 trupa vetëm në pesë muajt e fundit të luftimeve në zonën e Bakhmut.

ukraina

Sipas mediave të huaja, lidhur me vlerësimet e fundit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë në dhjetor.

Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner, tha Kirby.

Vlerësimi bazohet në inteligjencën amerikane të deklasifikuar, tha ai.

Ofensiva ruse në Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ka “ngecur” dhe “dështuar”, shtoi Kirby.

Moska e ka përqendruar pushtimin e saj në rajonin e Donbasit muajt e fundit, veçanërisht në qytetin Bakhmut të Donetskut.

Megjithatë, mendohet se Bakhmut nuk është kapur plotësisht nga forcat ruse dhe ushtarët ukrainas kanë filluar kundërofensiva në zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura