Takimi me komunitetin shqiptar ne New York ka shenuar edhe fundin e vizites se kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha ne SHBA.
Gjate takimit, Basha duke shprehur mirenjohje per pritjen ka deklaruar se ne gjithe takimet e zhvilluara ka gjetur mbështetje për projektet e Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
“Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend”- ka thene Basha.
Sipas tij, shumë prej sfidave që e presin Tiranën dhe projektet lidhur me to, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, që ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane.
Ai ka garantuar se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
© Panorama.al











