SHBA: Ballkani, edhe 1 vit në gjendje emergjence

Jun 24, 2011 | 16:56

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë edhe për një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp nga Shtëpia e Bardhë thuhet se akti u miratua për shkak të kërcënimeve vazhdueshme për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë e kësaj thuhet në deklaratë gjëndja e emergjëncës duhet të vazhdojë edhe pas 26 qershorit 2011.

Ka kërcënime të vazhdueshme dhe mbështetës të dhunës ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ka akte po pengojnë zbatimin e marrëveshjes se Dejtonit në Bosnje Hercegovinë apo Rezolutën 1244 për Kosovën.

 

© Panorama.al

Te lidhura