SHBA, Almir Rrapo dënohet me 6 vjet burg

Jul 27, 2012 | 11:48

SHBA- Almir Rrapo, i ekstraduar kohë më parë në SHBA është dënuar nga drejtësia amerikane me 6 vite burg për akuzën për vrasje.

Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme në Tiranë u ekstradua në SHBA pas arrestimit në korrik 2011.

Ai bashkëpunoi me autoritetet amerikane pasi u pendua, duke dhënë hollësi për krimet.

Nga e njëjta bandë, “Krasniqi”, pjesë e të cilës akuzohej të ishte edhe Rrapo,  u dënuan me burg përjetë 2 vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi.

Ndërkohë që avokati i Rrapos, Jeffrey Lichtman tha se klienti i tij u pendua dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë, ndaj e meritonte uljen e dënimit.

Akuzat për rrëmbime
Bruno e Sajmir Krasniqi u dënuan edhe për dy rrëmbime, veç akuzave të tjera. Në vitin 2003, anëtarët e organizatës “Krasniqi” kanë rrëmbyer një viktimë në Michigan dhe e kanë kërcënuar atë se do ta vrisnin, sepse ata besonin se ai nuk kishte respektuar një nga anëtarët e tyre. Në korrik 2005, anëtarët e organizatës “Krasniqi” rrëmbyen dhe qëlluan një viktimë në Staten Island, si pjesë e një mosmarrëveshje me një bande droge shqiptare. Dy Krasniqët ishin dënuar edhe për komplot për të shpërndarë më shumë se 100 kilogramë marijhuanë, komplot për të kryer grabitje, si dhe dy akuza të armëmbajtjes e përdorimit të armëve të zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura