Prokurorët në SHBA duan që një 120-vjeçar të dënohet me burgim të përjetshëm, për ta ndaluar atë që të vrasë përsëri. Kristian Fernandez mund të behët më i riu në SHBA që merr burg përjetë, pasi akuzohet për vrasjen e vëllait të tij dyvjeçar. Prokuroja Anxhela Korej tha se “Ne duhet ta mbrojmë publikun nga ky djalosh”. Ajo kërkoi që ai të gjykohet njëlloj si një i rritur. Nëse Fernandez dënohet si një minoren, ai duhet të lirohet në moshën 21-vjeçare. Fernandez akuzohet se ka rrahur vëllain e tij dy vjeç, David Galarriago, për vdekje, në shtëpinë e tyre në Xheksonvill, Florida, në mars. Dyvjeçari kishte fraktura të forta në kafkë, që i kishin shkaktuar hemorragji në tru. Fernandez e kishte rrahur edhe më parë vëllain e tij, duke i thyer këmbën. Avokati i djalit, ka ekspozuar një familje të turbulluar, me ngacmime seksuale dhe një njerk abuzues që ishte vetëvrarë. Nëna e djalit, Bianela Susana, 25 vjeçe, e kishte lindur atë kur ishte vetëm 12 vjeç.











